Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe shënjestër ka qenë një punonjës i policisë.
Bëhet me dije se tritoli është vënë pranë murit të banesës së Pëllumb Vuka, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.
