Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Freskut në Tiranë ku një sasi tritoli ka shpërthyer në katin e katërt të një pallati.
Lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së një 65-vjeçari.
Për pasojë nga shpërthimi ka vetëm dëme materilae. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.