Shpërthimi me tritol ka tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një njoftim paraprak, policia kryeqytetase bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”.

Sipas uniformave blu, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit Remzi Ponari, 60 vjeç, dyshohet se  është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës. Ndërkaq, policia thotë se është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

g.v/abcnews.al