Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve nga Policia, shpërthimi me tritol ka ndodhur në fasadën e biznesit, në pronësi të shtetasit me iniciale Sh.A, 58-vjeç.

Sakaq, policia ka arritur të arrestojë në kohë rekord autorin, me iniciale D.K, 31-vjeç banues në Burrel, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një konflikt mes tij dhe pronarit të biznesit.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje”, bën me dije Policia.