Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Spitali i Valevës, janë lënduar shtatë persona, të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 07:30, dhe për momentin nuk ka informacion se si ka ndodhur ngjarja, shkruan danas.rs.

“Shkeljet janë evidente”/ Aulon Kalaja i kërkon KQZ-së rinumërimin e votave në Durrës

Fëmijët e infektuar me salmonelë në kopshtin në Gramsh, shkak është veza e kontaminuar

Njëri përgatiste dozat, tjetri i shiste në qytet/ Dy të arrestuar për drogë në Korçë (EMRAT)

Ky është edhe një incident tjetër në vargun e aksidenteve në këtë fabrikë. Incidenti i mëparshëm ndodhi më 3 gusht 2024, kur, sipas njoftimit të drejtuesve, tre persona u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave.