Një grua shqiptare ka mbetur e plagosur nga një shpërthim i ndodhur në banesën e saj.
Siç shkruajnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në zonën e Valdicecina, në Toskanë.
58-vjeçarja shqiptare bashkë me dy fëmijë, 7 dhe 4 vjeç, ka qenë në bodrumin e banesës në momentin që ka ndodhur shpërthimi.
Fatmirësisht fëmijët nuk kanë pësuar dëmtime, por gruaja shqiptare është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e shpërthimi, që mendohet të jetë një rrjedhje gazi. Gjithashtu po verifikohen edhe banesa ku ndodhi ngjarja dhe të tjera, me qëllim për të parë nëse ka dëmtime në strukturën e tyre apo jo.
