Dhjetë zjarrfikës dhe dy policë mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Gjermanisë Ratingen. Sipas informacioneve, shpërthimi mund të jetë i qëllimshëm dhe të jetë shkaktuar nga një lëndë plasëse.

Policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje për një problem në një apartament dhe kur mbërritën u dëgjua një shpërthim në derën e tij. Në apartament jetonte një grua së bashku me djalin e saj, ndërsa besohet se ky i fundit mund të ketë ndezur ndonjë pajisje që ka shkaktuar shpërthimin.

/abcnews.al