Panik në San Lorenzo Nuovo (Viterbo), ku gjatë natës ka ndodhur një shpërthim i fortë në një qendër pritjeje për azilkërkuesit.

Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë , të cilët u transportuan në spitale të ndryshme të zonës. Struktura, e përdorur për të akomoduar familjet , strehonte gjithsej 30 persona. Mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë .

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, forcat e rendit dhe mbrojtja civile. Magazina ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi  të destinuara për strehimin e emigrantëve.