Lufta tashmë ka prekur çdo qelizë të Ukrainës, në ditën e 16 të ndërhyrjes së  trupave ruse në territorin e saj.

Mediat ukrainase raportojnë se natën e fundit shpërthime të fuqishme janë regjistruar në qytetet e Lutsk dhe Dnipro, të cilat ende nuk e kishin ndjerë luftën pranë.

Sipas Ukrainës ka një të vdekur pas sulmeve në Dnipro. 

Në Lutsk bombardimet ruse shënjestruan një aeroport, ndërsa zyrtarët flasin dhe për një fabrikë ku riparoheshin avionët luftarakë.