Shpërthime të mëdha kanë ndodhur këtë mëngjes në territoret e pushtuara nga Rusia në jug dhe në juglindje të Ukrainës.
Media ukrainase NEXTA ka publikuar pamje nga një shpërthim i madh, i cili ka ndodhur në Krime.
Sipas raportimeve të medieve lokale ka marrë flakë një depo municionesh në fshatin Maiskoye pranë Dzhankoi në veri të Krimesë.
Megjithatë mediet perëndimore theksojnë se pamjet e publikuara nga Ukraina nuk janë verifikuar nga burime të paanshme.
Gjithashtu media ruse RIA Novosti raporton se një transformator i nënstacionit të energjisë ekektrike është përfshirë nga flakë të mëdha, shkruan The Guardian.
Kreu administrativ i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, tha se është nisur me urgjencë për në fshatin Mayskoye afër Dzhankoi .
“U nisa për në fshatin Mayskoye, rrethi Dzhankoy. Rrethanat e ngjarjes janë duke u hetuar. Unë do t’ju informoj kur informacioni të bëhet i disponueshëm,”tha Aksenov në kanalin e tij Telegram, siç raporton RIA./abcnews.al/