Si pasojë e ngjarjes së rëndë ndodhur në Kuçovë mëngjesin e sotëm ku ka shpërthyer bombola e gazit, mësohet se bashkëshorta 84 vjeçare është nxjerrë nga banesa pa shenja jete.
Burime pranë policiosë bëjnë me dije se bashkëshorti u transportua për në spital me ambulancë, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Si pasojë e shpërthimit një pjesë e banesës është shembur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” dhe grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kuçovë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.
Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.