Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm, ku në banesën e një cifti të moshuar në Kuçovë ka shpërthyer bombola e gazit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një pjesë e banesës është rrëzuar.Si pasojë e shembjes së banesës, humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, e cila ngeli poshtë rrënojave, ndërsa u nxor e pajetë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë.
Ndërkohë, burri i saj Mustafa Kosova, u nxor i gjallë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, raporton policia.