Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lungomare.
mësohet se kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë regjistruar çdo gjë, përfshirë autorin.
Sipas kamerave të sigurisë, ka një autor i cili ka qenë me maskë, ka ardhur pas pallateve dhe ka vendosur sasinë e lëndës plasëse.
Pasi e ka vendosur tek dera e lokalit ka ndezur fitilin dhe është larguar po pas pallateve, shpërthimi ka ndodhur 15 sekonda pasi është larguar autori.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe specialistët të njësisë antieksploziv të cilët po bëjnë kontrolle të imtësishme në lokalin ku është vendos tritoli.
“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.