Një alarm është dhënë në Siçili, pas shpërthimit të vullkanit Etna , i cili ka treguar aktivitet të fortë në orët e fundit. Videoja nga vendi i ngjarjes tregon turistët që vrapojnë në panik për t’i shpëtuar resë së hirit dhe gazrave, disa kilometra të gjatë. 

Vullkani më aktiv i Evropës ka përjetuar “shpërthime të vazhdueshme me intensitet në rritje” në orët e fundit. Shpërthimi i sotëm karakterizohet si strombolian, sepse përfshin shpërthime të shpeshta dhe shpërthyese të lavës dhe gazeve, pa qenë masivisht shkatërrues.

Fenomeni, sipas Institutit të Gjeofizikës së Katanias, është për shkak të një shembjeje të pjesshme të brendshme të kraterit juglindor të vullkanit. Deri më tani, lava dhe shkëmbinjtë nuk kërcënojnë zonat e populluara, por herët këtë mëngjes të gjithë turistët dhe alpinistët në zonë u evakuuan.

Në orët në vijim pritet të vendoset nëse funksionimi i aeroportit të Catanias do të pezullohet përkohësisht.