Autoritetet turke po hetojnë shkakun e shpërthimit vdekjeprurës në sheshin Taksim në Stamboll, ndërkohë që një grua e dyshimtë ndodhet tashmë nën hetim.
Sipas informacioneve, para shpërthimit,një grua me gjatësi rreth 1.65 u pa duke vendosur një pako.
Kanalet lokale kanë transmetuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një grua të dyshimtë.
Nga shpërthimi deri tani raportohet të kenë humbur jetën 6 persona, ndërsa 53 persona janë plagosur.
Presidenti turk Erdogan deklaroi se nga informacionet e deritanishme ka dyshime të forta se ai ishte një sulm terrorist.