Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar me urgjencë pas shpërthimit në Stamboll ku humbën jetën 6 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Më anë të një postimi në twitter Stoltenberg shkruan se NATO është në solidaritet të plotë me Turqinë, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.
“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”.