Policia, zjarrfikësja dhe një alpinist nga Vlora kanë shpëtuar një turist polak 24-vjeçar që ishte rrëzuar në kanionet e Gjipesë dhe kishte dëmtuar këmbën.
Sapo kërkoi ndihmën e policisë, menjëherë në drejtim të tij u nisën shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë, Delta Forca, një mjet i Urgjencës Mjekësore, si dhe alpinisti Kosta Xhaho.
Fatmirësisht, turisti polak me iniciale A.P. është jashtë rrezikut për jetën.
