
Pas batutës së papërtatshme për fëmijët jetimë, blogeres Dea Mishel Hoxha i janë kthyer kundër dhe fansat e saj. Ajo është përballur me kritika të ashpra për shkak të pyetjes që e “shqetësonte” nëse “fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”
Megjithatë, edhe pse gjatë videos, Dea e prek vetë fenomenin duke thënë se nuk duhet të bëjë shaka me një gjë të tillë, kjo nuk e ka ndaluar blogeren që ta publikojë videon. Pas reagimeve të ashpra në rrjete sociale, blogerja reagoi përmes një reagimi në Instastory, ku përpiqej të shfajësohej.
“Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu unë qesh kur më vjen për të qarë, kështu i proceso emocionet. Ju lutem mos më përdorni për klikime, s’më interesojnë fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni të dëshpëruar.”, shkroi blogerja duke shtuar:
Kush është normal e ka kuptuar që unë s’kam pasur asgjë dashakeqëse, do ishte çmenduri të kisha. Madje më habisni sesi e keni transformuar situatën sikur unë urrej apo tallem me fëmijët. Gjithsesi, dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që mund të jenë prekur personalisht. Ju dua, mos u bëni të këqinj”, shkroi ajo.

