“Shpulla” në fytyrë e Brizhit Macron ndaj bashkëshortit të saj, presidentit francez Emmnuel Manuel, bëri një ditë më parë xhiron e rrjetit, aq sa edhe Rusia ka reaguar për incidentin brenda avionit presidencial francez, që ndodhi teksa kishin ndaluar në Hanoi të Vietnamit.
Për të ironizuar ngjarjen nga pala ruse u kujdes zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila shkroi në Telegram se Macron mund të ishte goditur “nga dora e Kremlinit”.
“A vendosi zonja e parë ta gëzonte burrin e saj me një përkëdhelje të butë në faqe dhe a e llogariti gabim forcën e saj? A po i jepte një pecetë, por nuk ia doli? A donte t’i rregullonte jakën, por në fund arriti fytyrën e dashur?”, tha Zakharova.
“Ja një aludim: ndoshta ishte ‘dora e Kremlinit’?”, shtoi ajo.
Zakharova, së bashku me teoricienin amerikan të konspiracionit Jones, kishin akuzuar më parë gabimisht Macronin dhe homologët e tij gjermanë dhe britanikë për përdorim droge në një tren nga Ukraina.
Edhe pse pretendimet u hodhën poshtë më vonë, ato përsëri nxitën një reagim të nivelit të lartë nga Pallati Elysee dhe ministria e jashtme franceze të cilët e cilësuan një të stisur nga Rusia.