Rey Manaj ngjall shqetësime. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është përfshirë në një aksident rrugor.
Sipas asaj që theksohet në mediat turke kjo ngjarje ndodhi teksa futbollisti ishte duke u kthyer në shtëpi nga Rruga Bagdat për në Sivas.
Mësohet se gjendja shëndetësore e Manajt është stabël dhe se nuk kishte lëndime serioze dhe se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkaq klubi i Sivassporit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen dhe pritet që në orët në vijim te ketë më shumë informacion.






