Policia e Shtetit ka vendosur të mbyllë bizneset që janë të vendosura në godinën përreth stadiumit Air Albania.

Këto masa Policia e Shtetit i mori në kuadër të mbarëvajtjes së ndeshjes të rëndësishme Shqipëri-Angli, në kuadër të kualifikueseve Katar 2022.

Pak ditë më parë, FSHF ngriti shqetësimin për bizneset përreth stadiumit, duke i kërkuar Policisë të marrë masa, sepse rrezikojnë ndeshjen historike me Anglinë.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia bën me dije se bizneset në stadium do të mbyllen para ndeshjes, po ashtu edhe rruga do të bllokohet në momentin e hyrjes dhe daljes së ekipit të Anglisë, nga hoteli për tek ‘Air Albania’.

(E.H/Faxweb.al)