Rama: Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por dhe zhvillimit të marrëdhënieve tona të tërësi, pa harruar dhe zhvillimin e turizmit.

Dua të shpresoj që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të këtij sezoni dhe në sezonet e tjera verore për të bërë kalimin pa kontroll, apo më saktë me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara republika e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të lehtësohet edhe më shumë qarkullimi.