Vetëm pak ditë pasi shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, Presidenti i SHBA, Joe Biden ka firmosur një urdhër ekzekutiv ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në urdhrin ekzekutiv që Joe Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues të Qershorit 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë, ndërsa tashmë do të përfshijë dhe Shqipëria.
“Në kuadër të situatës, veprimeve që minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë në dy dekadat e fundit, si dhe korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, që pengojnë progresin drejt një qeverisje efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Por çfarë thotë konkretisht dekreti?
(a) Të gjithë pronat apo interesat mbi pronat që janë në Shtetet e Bashkuara, që vijnë në të ardhmen në Shtetet e Bashkuara, ose që vijnë në të ardhmen në pronësi apo në kontroll të një personi në Shtetet e Bashkuara do të bllokohen dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen nga asnjë person i përcaktuar nga Departamenti i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit.
abc