Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në qytetin e Kuçovës,pas një seri veprimtarish profesionale në pothuajse të gjithë territorin e vendit.
Ceremonitë dhe demonstrimet e trupave amerikane dhe shqiptare u zhvilluan në sheshin qëndror të qytetit,përballë bashkisë së Kuçovës,ku ishin vendosur një numër trupash amerikane dhe shqiptare si dhe pajisje të llojeve të ndryshme,helikopterë dhe automjete të rënda.
Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të Forcave Amerika e Shqiptare si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura,gjeneral Bardhyl Kollçaku,ka deklaruar se,kjo është stërvitja më e madhe që zhvillohet në Shqipëri,në kuadër të angazhimit që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ti dalë në mbrojtje Europës nga kërcënimet dhe është një mesazh i kthimit të administratës Biden në NATO dhe në Europë,duke ditur lëkundjet që pati gjatë administratës Trump.
Kjo stërvitje-ka thënë Kollçaku është konfirmim i boshtit Tran-Atlantik të Aleancës më të madhe në historinë e njerëzimit,ku NATO nuk ka kuptim pa SHBA-në.
“Prezenca e mbi 28 mijë trupave,kryesisht amerikane por edhe të NATO-s dhe forcave partnere është tregues që Amerika është këtu dhe që Shqipëria është kontribuese serioze në Aleancë,është një vend jo vetëm mikpritës por edhe një kontribues i madh pasi mbi 1 mijë trupa shqiptare marrin pjesë krahë për krahë me forcat aleate në këtë stërvitje”-,ka thënë Kollçaku.
Edhe një prej drejtuesve ushtarakë amerikan, Kapiteni amerikan Met Gomer,ka folur rreth rëndësisë së kësaj stërvitjeje ushtarake dhe bashkëpunimit me forat shqiptare. “Ne si forca ushtarake amerikane jemi të lumtur që jemi partner me forcat ushtarake,forcat armatosura dhe ato ajrore shqiptare,me të cilët jemi duke bashkëpunuar në shumë aspekte.Përgatitja stërvitore “Defender 21″ ka ndikuar mjaft në fuqizimin e marrëdhënieve tona të përbashkëta me Shqipërinë. Në këtë stërvitje në Kuçovë,ne mbikqyrim suportin logjistik të të gjitha forcave amerikane në Shqipëri”-,ka thënë Kapiteni Gomer.
Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore dhe më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s,që po zhvillohet në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri.
Në këtë stërvitje marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete.Edhe ia ka një rol kryesor në këtë stërvitje,si vend mikpritës dhe stërvitor, duke vënë në dispozicion disa baza ushtarake ajrore,detare dhe tokësore.