Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi ka deklaruar në “News Line” se Shqipëria është në hapa pozitivë, pasi afati duket optimist që negociatat të mbyllen për 5 vjet.
Ai ka theksuar se gjatë këtyre 23 vjetëve, Shqipëria është zhvilluar në shumë fusha dhe diferenca është e dallueshme, pasi nuk ka mbetur në vend.
“Nga pikëpamja teknike, kjo është pika e fillimit, pra hapja zyrtare e negociatave, nga pikëpamja teknike, sepse në qoftë se do t’i referohemi vendimit të Këshillit të Ministrave të BE, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në korrik të 2022 të zhvillonin konferencën e parë ndërqeveritare, ai hap konsiderohet si një lloj vlerësimi paraprak mes dy vendeve për të parë se sa gati ishin për të hapur këtë proces teknik.
Pra, zyrtarisht Shqipëria sot ka filluar të negociojë grupkapitullin e parë dhe ky është një element mjaft i rëndësishëm. Siç mund të kemi ndjekur dhe sot nga deklaratat në konferencë, ideja është që ndoshta mandati i ri i komisionit që përfundon pas 5 vjetësh, duket një afat optimist. Pra, që këto negociata të mbyllen për 5 vjet. Natyrisht që Shqipëria nuk ka mbetur në vend, është zhvilluar në shumë fusha gjatë këtyre 32 viteve”, tha Kamberi./abcnews.al