Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në  Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara  i kërkoi kësaj organizate, që të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të paraqitur një raport të ri.

Përmes një videoje të ripostuar në Facebook, Rama rithekson edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë.

Rama: Nuk mundem të mos ndaj me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë një mësim për të gjithë botën e pikë së pari për botën demokratike.

Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një raport të përpiluar nga një parlamentar i zellshëm me ermin Dick Marty e ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të trafikimit të organeve.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1266021240920037%2F&show_text=false&width=357&t=0

Zoti Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës. Raporti i tij ishte tronditës e jo vetëm shumë i besuan, por u shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara të Gjykatës për Kosovën. U bë një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar, lloji i manifestit për propagandën mbarë botërore kundër pavarësisë së Kosovës. Çdo përpjekje hetimore gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot, asnjë grimë provë apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë apo diku tjetër që kishte të bënte me trafikimin e dyshuar të organeve. E megjithatë dhomat e specializuara për Kosovën që u ngritën mbi këtë raport ndërkohë që flasim kanë arrestuar pa padi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ne mendojmë dhe shpresojmë që bazuar në këtë mungesë provash, Asambleja e Këshillit të Evropës do të nderojë të vërtetën dhe do pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë e një organizate kaq të rëndësishme ndërkombëtare./Abcnews.al/