Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Foltorja e Kuvendit deklaroi se në Shqipëri nuk ekziston krizë energjitike.

Berisha: Nuk shoh dot të bëni një takim me qytetarët ju. Sikur problemi i qytetarëve nuk janë vjedhjet e qeveritarëve, por është opozita që i denoncon, ju po e damkosni Parlamentin. Flisni për krizë energjitike. Shqipëria nuk ka asnjë kusht përveç vjedhjes për të qenë në krizë energjitike. Energjia që prodhohet në Shqipëri nuk ka lidhje me Ukrainën, Rusinë, luftën. Rritja e çmimit në 20 lekë për bizneset lidhet fund e krye me vjedhjet e energjisë dhe mashtrimin. Në një vit si kurrë ndonjëherë në histori Shqipëria prodhoi 9 terawhat energji, 2 terawhat më shumë seç konsumon dhe kreu juaj deklaron se ka mungesë energjie.

Ka krizë sepse blini brenda dy orëve nga paratë e taksapaguesve 34 milionë euro energji. Nuk ndodh kund në botë përveçse në Shqipëri kjo. Në krye të kësaj hajnie qëndron Edi Rama. ai është arkitekti i këtyre vjedhjeve të mëdha. Ai ka firmosur për 420 milionë euro djegësa. Ai ka firmosur për të grabitur portin e Durrësit, ai ka firmosur për Parkun e Butrintit, për rrugë që kushtojë 32 milionë euro kilometrat në fushë.

PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus. Nëse i ka marrë i ka marrë Lulzim Basha. PD u themelua si parti e interesit kombëtar. Njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i tha Bashës se ke futur duart në xhepat rusë bëri gjithçka t’i mbyllte dosjen dhe ta marrë peng. Për këtë ka fakte.  

vijon..