Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend, ku duket se nuk do të mungojnë sërish temperaturat e larta. Sipas IGJEUM pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Flakët mund të ndihmohen edhe nga era, e cila pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore.

Postimi:

ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e diel dt.01) dhe nesër (e hënë dt.02) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (Veriperëndim) dhe Durrës (Lindje).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e diel dt.01) dhe nesër (e hënë dt.02) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 26 / 35 °C
në vendet e ulëta: 25 / 39 °C
në vendet malore: 19 / 34 °C

fax