Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët ku ka folur mbi paketën anti-krizë të prezantuar nga qeveria ditën e djeshme.

Berisha tha se kjo paketë do të godiste shtresën e mesme. Ndërsa duke marrë shifrat për çmimin e energjisë në Maqedoni të Veriut, Berrisha tha se shqiptarët vidheshin çdo ditë dhe prandaj duhet që sa më shpejt të niste revolta e pandërprerë.

“Qytetarët e Shqipërisë paguajnë fiks 92% energji elektrike më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. A nuk duhet të ngrihen qytetarët shqiptarë në një revoltë të pandërprerë ndaj këtij hajduti që nuk ka asnjë përgjegjësi për atë që bën. A mund të pranohet ky çmim i naftën kur dje çmimi kapi shifrën e ulët rekord me 80 euro për fuçi.

Shqipëria po zien dhe qytetarët janë të gatshëm të nisin betejën përfundmitare kundër këtij regjimi që vetëm i vjedh nga mëngjesi në darkë.

Vetëm për luks ka shpenzuar këto kohë miliona euro. 4 milionë euro ka vendosur instalacionin prej druri para kryeministrisë vetëm se i pëlqen syrit të tij. Nëse ti je i interesuar të marrësh të dhëna të sakta mbi meterologjinë, abonohu në obseratorin meterologjik britanik apo italian ku të japin të dhënat me saktësinë më të madhe”– u shpreh Berisha.