Kombëtarja shqiptare ka arritur në një pikë kyçe të sezonit të saj në Ligën e Kombeve ku i duhen pikët maksimale në dy ndeshjet e mbetura për të arritur objektivin. Ditën e diel kuqezinjtë do të luajnë në Air Albania në orën 18:00 përballë Kazakistanit me të cilin rreth një muaj më parë barazuam në transfertë.
Shpesh herë trajneri italian është kritikuar për këmbënguljen në skemën e tij të preferuar 3-5-2 e cila kërkon lojtarë specifik dhe që lojtarët tanë nuk i janë përgjigjur si duhet.
Këto dy ndeshje janë dhe një test për trajnerin Reja nëse do të vazhdojë apo jo në krye të pankinës kuqezi. Ai edhe pse i vetëdijshëm për faktin që një trajner qëndron apo largohet në bazë të rezultateve shpreh dëshirën e tij për të vazhduar, më pas jo gjithçka është në dorën e tij.
