Home TEKNOLOGJI Shqipëria renditet në vendin e 48 në indeksin global të shpejtësisë së...

Shqipëria renditet në vendin e 48 në indeksin global të shpejtësisë së internetit 

8

Ookla Speedtest ka publikuar indeksin global për muajin janar të vitit 2022 në lidhje me shpejtësitë mesatare të internetit në shtete të ndryshme, të ndara në dy kategori: Mobile dhe Fixed Broadband.

Në kategorinë Mobile Internet Speeds, shpejtësia mesatare globale e internetit është 29.6 Mbps. Në krye të kësaj liste qendrojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, me një shpejtësi mesatare interneti prej 134.41 Mbps, që ndiqen më pas nga Norvegjia me shpejtësi 118.44 MbpsKatari 109.86 MbpsKorea e Jugut 109.14 Mbps dhe Hollanda me shpejtësi 107.24 Mbps.

Shqipëria renditet në vendin e vendin e 48 në rangun kombëtar, ku shpejtësia mesatare e internetit në smartphone është 35.62 MbpsKosova renditet në vendin e 64, me shpejtësi mesatare 26.91 MbpsMali i Zi në vendin e 67 me shpejtësi 26.50 Mbps, ndërkohë që Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 22 me shpejtësi 61.96 Mbps.

Në kategorinë Fixed Broadband Internet Speeds, shpejtësia mesatare globale e internetit është 59.86 Mbps. Lista kryesohet nga Monaco me shpejtësi 192.68 Mbps, që ndiqet nga Singapori (192.01 Mbps)Kili (189.36 Mbps), Tailanda (184.03 Mbps) dhe Hong Kong (165.49 Mbps).

Shqipëria renditet në vendin e 91 me shpejtësi mesatare 33.5 Mbps. Në shtetet fqinjë shpejtësitë mesatare të internetit për këtë kategori janë:

  • Kosova (në vendin e 75): 45.28 Mbps
  • Mali i Zi (në vendin e 62): 50.82 Mbps
  • Maqedonia e Veriut (në vendin e 102): 26.77 Mbps /geekroom