Shqipëria pas një muaji intensive fushate zgjedhore të forcave politike, këtë të shtunë është në heshtje zgjedhore. Partitë politike një ditë më parë kanë mbyllur fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinj.

Në këto zgjedhje garojnë rreth 140 subjekte politike që synojnë të marrin drejtimin e këshillave bashkiak në bashkive e vendit.

Sipas të dhënave nga KQZ në 44 bashki do të garojnë dy kandidatë, kandidati i Partisë Socialiste dhe i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë ku pjesë e listës do të jetë dhe kandidati i Partisë Demokratike, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.

Ndërkohë ditën e sotme do të bëhen edhe përgatitjet për bazën material dhe shpërndarja e tyre në çdo qendër votimi që të dielën qytetarët i drejtohen kutive për të votuar./abcnews.al