Presidenti i Francës, Emmanuele Macron po zhvillon ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri dhe pas takimit me presidentin Bajram Begaj është takur me kryeministrin Rama, ku pas takimit janë firmosur disa marrëveshje dhe më pas kanë dalë në konferncë për mediat.

Rama e nisi konferencën në frangjisht, duke i premtuar Macron se falë shtysë që ky i fundit i dha sot, frangjishtja e tij nesër do të jetë më e mirë se sot. Po ashtu nuk munguan dhe batutat në lidhje me shqipen e Macron, të cilën Rama e përshkroi si më shumë epshore se konceptuale.

“Po filloj me një fjali të shkurtër në frëngjisht për të rrëfyer para jush, se do kisha nevojë për një takim 3 ditë me radhë me ju për të zgjidhur konfliktet ballkanike me frëngjishten time, që është dëmtuar gjatë rrugës anglisht drejt BE-së, por besoj se sot i është shpërblyer kjo dhe me këtë shtysë që ju na keni dhënë sot, për të pasur kontakte shumë të ngushtë mes dy vendeve, nesër frëngjishtja ime do të jetë më e mirë se sot.

Duke marrë në konsideratë se shqipja juaj është me epshore se konceptuale duhet të kalojmë përmes përkthimi” u shpreh fillimisht kryeministri Rama./abcnews.al