Erion Murataj PSD

Të prodhuarit përmbajtje për rrjetet sociale por edhe realizimi fitimeve prej tyre, tashmë është përhapur gjerësisht edhe në Shqipëri.æ

33 milionë euro janë realizuar në Shqipëri në 2024 sipas Administratës tatimore e cila verifikoi shumën, nga pagesat me bankat të individëve për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj.

Sipërmarrësi digjital Arbër Kadija tregon mënyrat se si fitojnë këta individë të ardhura që arrijnë edhe vlera të kënaqshme.

“Nëse flasim për tregun shqiptar vlera e një konsumatori është e ulët ndërsa amerikani mund të shkoj deri në 50 cent 1 dollarë. Një person që ka miliona shikime bëhet i vlefshëm për platformën e cila i jep një përqindje të fitimeve të veta. Mënyra tradicionale është kontratat me bizneset lokale, ose siç janë platformat Youtube, TikTok. Aktualisht platforma që jep më shumë është Google dhe Youtube dhe jo TikTok. Një video në Youtube kur e shohin nga jashtë sjellin shumë fitime”, tha Arbër Kadija, sipërmarrës digjital.

Fitimet e shqiptarëve sipas ekspertëve të tregut, janë edhe më të larta pasi llogaritë e tyre nuk rezultojnë të regjistruara në Shqipëri.

“Për të monetizuar dhe platformat e tjera më shumë i regjistrojnë jashtë se shikuesi shiptar ka vlerë të ulët dhe llogaria jote shihet me një sy jo aq të favorshëm. Është më shumë jashtë për ata që janë realisht të suksesshëm”, tha ai.

Por mbyllja e TikTok sa i ka dëmtuar këta individë në realizimin e fitimeve?

“Besoj TikTok mund të dëmtoj 3-4% të krijuesve pjesa tjetër kanë formën tradicionale”, deklaroi Kadija.

Deri në 1 prill të gjithë individët të cilën kishin të ardhura mbi 1.2 milionë lekë bruto, realizonin fitime dhe nga qiratë por përfshirë edhe individët që përfitonin nga rrjetet sociale duhet t’i deklaronin deri në 1 prill 2025. Ndërsa Drejtoria e Tatimeve njoftoi se rreth 143 mijë ju përgjigjen kësaj thirrje.