Në komisionin për punën, çështjet sociale dhe shëndetësinë sot, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 12 milionë dollarësh për të rimbursuar të gjithë të sëmurët me Covid-19 dhe se deri më tani janë dhënë mbi 7 mijë receta për rimbursim.

Kujtojmë se në 18 nëntor 2020, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për rimbursimin e paketës së trajtimit ambulator në banesë për Covid-19 dhe udhëzimin përkatës se si do të bëhej ky rimbursim nga mjeku i familjes.

Buxheti i alokuar ishte 1.2 miliardë lekë (rreth 10 milionë euro). Vendimi përcaktonte që personat e testuar pozitiv me Sars Cov-2 përfitojnë pa pagesë trajtimin ambulator në banesë.

Numri I të infektuarve me Covid nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020 deri më tani është 185,300 persona dhe nga nëntori kur u miratua vendimi për rimbursimin numërohen mbi 150 mije raste pozitive por rezulton se vetëm 7183 pacientë kanë përfituar rimbursimin për mjekim (me një vlerë mesatare prej 4019 lekësh [33 euro] për person).

Qeveria e kryeministrit Edi Rama premtoi se do të rimbursonte 100% kostot e mjekimit ambulator por me llogari të thjeshta matematikore buxheti i vënë në dispozicion nuk është shpenzuar për të sëmurët me Covid pasi nga nëntori 2020-nëntor 2021 janë rreth 156 mijë persona të infektuar, me dhjetëra mijëra që kanë pasur nevojë për tajtim me medikamente në shtëpi dhe me mijëra të tjerë që përfunduan në spital. Këtu sigurisht përfshihen dhe mijëra shtetas shqiptarë që humbën jetën pas infektimit me COVID 19.

Në 2020 u vendos qe per dy gradat e para qe trajtohen ne shtepi te rimbursohen, permes recetave te mjekut te familjes por mesa duket rimbursimet e shpenzimeve anti-Covid për të gjitha grupet e popullatës ishin minimale, duke i lënë qytetarët, sidomos të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, të përballen vetë me kostot financiare të pandemisë.

Siç përcaktohet në VKM, paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vendi ynë është akoma në luftë të ashpër me Covid pasi javët e fundit ka një rritje të lartë të rasteve pozitive dhe të humbjeve në jetë, por qeveria ndër 156 mijë të infektuarve n1 vit beteje me COVID 19, i la në r5rugë duke u në ndihmë vetëm 7 mijë prej tyre. Të tjerët u dergjën spitaleve ku humbën dhe jetën, ndërsa të tjerët shpenzuan dhe miliona lekë.