Teksa nesër besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën, në pikat kufitare të Kakavijës dhe të Kapshticës ka fluks emigrantësh që kthehen në vendin tonë.

Kështu, përgjatë 24 orëve në Kapshticë kanë hyrë 5612 shtetas, dhe kanë dalë 3257. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 2599 dhe kanë dalë 2019 shtetas.

E njëjta situatë paraqitet dhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë  7242 qytetarë dhe kanë dalë 4103 të tjerë.

Nga numri i lartë i qytetarëve që kthehen në Shqipëri autoritetet shqiptare po punojnë me 5 deri në 6 sportele për të përballuar fluksin dhe në varësi të situatës alternohen.

E pavarësisht kësaj të shumta kanë qenë denoncimet e emigrantëve, që shprehen se radhët në kufi vazhdojnë prej vitesh pa i dhënë një zgjidhje të qëndrueshme mes dy vendeve.