Emigrantë shqiptarë që kishin zgjedhur të ktheheshin në atdhe përmes portit të Sarandës kanë mbetur në Korfuz. Biletat online për Sarandë shiten por me të mbërritur në ishullin grek ata janë përballur me një realitet tjetër. Një prej tyre është e Ermal Fidhi që udhëtoi nga Gjermania.

Ai na tregon peripecitë e tij nga bordi i tragetit drejt Igumenicës, destinacion në të cilin po udhëtonte sot në mesditë duke devijuar udhëtimin e tij të kthimit në shtëpi.

Ermal Fidhi, udhëtar: Ne jemi nisur nga gjermania si çdo vit per te ardhur ne Shqipëri. Zgjodhëm Korfuzin premë biletat, presim qe dje dhe sot vendosem te marrim per Igumenice te kalojmë nga qaf bota dhe atje nëse është e hapur… do marrim makine nga Igumencica deri ne Qafë-Botë ato ishin afishuar online biletat por ngelem ne ishull.

Prej një jave një prej 8 trageteve të licencuar për transport detar është duke udhëtuar drejt Korfuzit 2 herë në ditë por itinerari në kthim nga Korfuzi është ende i bllokuar për arsye të mungesave në dokumentacionin teknik dhe të procedurave zyrtare në portin e Korfuzit.

Ermal Fidhi: Udhëtarët nga jugu zgjedhin Korfuzin se është 30 min nga Saranda e kemi me te thjeshte. ishin afishuar t gjitha tragetet dhe nuk e ndryshonim dot as fluturimin perk Korfuz. Si puna ime ka shume. ka shume që ka ardhur që shkuan nga Igumencia. Sot a thanë që do hapen në ora 7 sot an thanë ska do hapet të hënën. 

Sipas autoriteteve portuale të Sarandës, qarkullimi në të dy anët e kufirit është mjaft i ulët dhe me shumë gjasa edhe në periudhën më të mirë porti nuk do jetë në gjendje të përpunojë më shumë se 1/10 e pasagjerëve të vitit 2019.

fax