Home ELBASANI SOT VIDEO/SHQIPTARËT NUK KUJDESEN PËR ZEMRËN

VIDEO/SHQIPTARËT NUK KUJDESEN PËR ZEMRËN

13

Kontrollet ,vetëm kur kanë shqetësime

29 shtatori njihet si dita botërore e zemrës.  Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës kanë vendosur datën 29 shtator si ditën e zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë një nga problemet kryesore mbetet mosndergjegjesimi i njerzve per të kryer kontrrolle rutine por shumica prej tyre vetem kur i shfaqen shqetesime .Edhe qytetarët elbasans shprehen se shumica prej tyre kryeje kontrrolle vetem kur kanë nje shqetësim .

 Sëmundjet kardiovakulare përfshine një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Çdo vit sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktar i 17.3 milion rasteve të vdekjes së parakohshme, ndërsa deri në vitin 2030, pritet që 23.6 milion njerëz të vdesin nga këto sëmundje. Këto janë shifrat e projektuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), me ç’rast pritet që Semundjet Kardiovaskulare të bëhen shkaktari kryesor i vdekjes.