Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka reaguar sërish për aferat korruptive pre 400 milion eurosh në inceneratorin e Tiranës.
Faktet u bënë publike nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dje, ndërkohë që Vasili ka kërkuar nga SPAK të tregojë integritet me drejtësinë e re.
“Këto pesë momente dhe kolona ku mbështetet kjo padi shumë e rëndësishme për këtë aferë të paparë 100 vjeçare, SPAK pritet gjithë shqiptarët që në këtë provë shumë të fortë të së vërtetës, të tregojë integritetin e drejtësisë së re, t’u tregojë shqiptarëve që ai është rojtar i ligjit dhe i mbron nga një grabitje e frikshme dhe të çojë të gjithë përgjegjësit nga i pari që nga kryeministri i vendit që ka miratuar një vendim të këshillit të ministrave tërësisht korruptim dhe antiligjor dhe deri tek zyrtari më i fundit të ata që rrëmbejnë miliona për prindërit e baballarët e tyre, para përgjegjësisë penale. Të gjithë shqiptarët janë sy e veshë përpara televizioneve dhe presin sesi SPAK nuk do ta zërë gjumi natën pa i çuar përgjegjësit para përgjegjësisë”, ka thënë Vasili.
Më poshtë deklarata e plotë e Vasilit:
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Pak më parë u depozitua padia në SPAK lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorit të Tiranës. Përpara SPAK është prova e së vërtetës, një provë e pakapërcyeshme. SPAK duhet të sqarojë se ka detyrimin të qartësojë, të çojë para përgjegjësisë deri në një, drejtuesit e qeverisë shqiptare që pranuan dhe kapërcyen edhe mbi ministrat e kësaj qeverie, si dhe opinionin kundër të tyre, duke miratuar aferën 400 milionëshe. Qeveria asgjësoi vetveten, vetëm në emër të korrupsionit.
Së dyti, SPAK ka detyrimin e pakapërcyeshëm ligjor të sqarojë se pse, përpara miratimit, qeveritarët u zotuan që kjo aferë nuk do të kishte detyrime buxhetore, nuk do të dilnin para nga buxheti i shtetit, e përkundrazi dilnin dhe dolën dhjetëra e qindra milionë euro. Ky mashtrim në emër të korrupsionit duhet zbardhur deri në një.
Së treti, SPAK duhet të sqarojë deri në një e të çojë përpara përgjegjësisë se pse kryetari i Bashkisë së Tiranës rrëmbeu autoritetin dhe asgjësoi Këshillin Bashkiak dhe dha miratimin për një projekt korruptiv, që zgjat plot 30 vjet, duke shkelur ligjin për pushtetin vendor, i cili thotë qartë që vendimet që lidhen me buxhetin e bashkisë, merren nga Këshilli Bashkiak me shumicën e 3/5. Kjo aferë kaq e qartë dhe ky dhunim i ligjit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk mund të kapërcehet, nuk mund të anashkalohet. Është pikërisht përpara syve të qytetarëve dhe përpara syrit të SPAK.
Së katërti, duhet të shpjegohet e të zbardhet deri në një, sesi pati kurajo qeveria të miratojë zbatimin e projektit, që i takonte të gjithë qarkut të Tiranës, ku bëjnë pjesë 5 bashki, duke u bazuar vetëm në miratimin e paligjshëm,individual personal të Erion Veliaj. Dhe ky është një dhunim ditën për diell të ligjit të cilën jo SPAK por dhe një Prokurori e nivelit më të ulët që mund të ekzistonte mund ta zbardhte në një kohë rekord.
Së fundmi dhe jo më pak e rëndësishmja. Duhet të dini të nderuar qytetarë që në mënyrë më arbitrare në botë, në funksion të këtij projekti korruptiv qeveria ka parashikuar që kompanisë ti paguhen dhe sasia e plehrave të paprodhuara. Pra qytetarët e Tiranës, do të paguajnë dhe për plehra që nuk ekzistojnë. Sepse është kërkuar qartazi që bashkitë përkatëse të marrin përsipër dhe rrezikun e mos plotësimit të sasisë së mbetjeve. Pra u prodhuan, s’u prodhuan mbeturinat, në xhepin e kompanisë që është kompani dhe qeveri të bërë bashkë do të paguajnë qytetarët e Tiranës.
Ky është një krim, të cilin asnjë qytetar nuk mund ta harrojë kurrë, është një krim ku qytetarëve jo vetëm që nuk u krijohet ndihmë, jo vetëm që nuk u ulen çmimet, jo vetëm nuk u krijohen lehtësira por dhe për ato mbeturina që nuk janë paguar, ju do të paguani sepse ne duam ta kemi të ngrohtë xhepin e kompanisë.
Këto pesë momente dhe kolona ku mbështetet kjo padi shumë e rëndësishme për këtë aferë të paparë 100 vjeçare, SPAK pritet gjithë gjithë shqiptarët që në këtë provë shumë të fortë të së vërtetës, të tregojë integritetin e drejtësisë së re, t’u tregojë shqiptarëve që ai është rojtar i ligjit dhe i mbron nga një grabitje e frikshme dhe të çojë të gjithë përgjegjësit nga i pari që nga kryeministri i vendit që ka miratuar një vendim të këshillit të ministrave tërësisht korruptim dhe antiligjor dhe deri tek zyrtari më i fundit të ata që rrëmbejnë miliona për prindërit e baballarët e tyre, para përgjegjësisë penale.
Të gjithë shqiptarët janë sy e veshë përpara televizioneve dhe presin sesi SPAK nuk do ta zërë gjumi natën pa i çuar përgjegjësit para përgjegjësisë.
Ora news