Erion Murataj PSD

Karabinierët italianë në Siçili arrestuan një shqiptar 25-vjeçar, i akuzuar për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territor.

I riu ishte dëbuar nga Italia në muajin nëntor 2023, por u rikthye ilegalisht në vend, duke iu shmangur kontrolleve kufitar. Dhe këtë e ka arritur fal një strategjie martesore. Pikërisht pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.

Por përpjekja e tij për t’iu shmangur identifikimit, u zbulua nga ushtria gjatë një kontrolli territori. Hetimet e thelluara, përfshirë verifikimin e gjurmëve të gishtërinjve, konfirmuan praninë e tij të parregullt në Itali, informon media italiane.

Arrestimi i kryer në flagrancë u vërtetua nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike Agrigento. Në përfundim të procesit u vendos ridëbimi i tij nga vendi, pasi të vuajë dënimin që do jepet.