Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bolzano të Italisë, ku një grua 35 vjeçarte u vra brenda shtëpisë, nga bashkëshorti i saj shqiptar.

Pas denoncimeve të bëra, policia mbërriti në shtëpinë e italianes me nënshtetësi rumune dhe e gjeti të vdekur. Për ngjarjen u shpall në kërkim bashkëshorti i saj shqiptar i cili dyshohet të jetë arratisur drejt Shqipërisë.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere. Alarmi ra pasditen e së dielës vonë pas një denoncimi nga të afërmit e bashkëshortit të saj, Avni Mecje.

Shqiptari një telefonate me të afërm të tij njoftoi se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim. Ai do të ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të shkonte në Shqipëri, në vendin e tij të origjinës