Shtetasi nga Kosova Binak Kabashi, i cili u plagos rëndë dy netë më parë me armë zjarri pranë Kishës së Shën Gjergjit, poshtë kodrës së Goricës në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ndërroi jetë.

Lajmin e konfirmuan mediat nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova, të cilat publikuan dhe dinamikën e ngjarjes.

Binak Kabashi u plagos me armë zjarri pas debatit që ai pati me një shtetas 23-vjeçar shqiptar me inicialet E.B.

Si pasojë e plagëve të marra, ai u dërgua në në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e të riut, Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës e konfirmoi edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.