Një 33-vjeçare nga Shqipëria është gjetur e plagosur me thikë në rrugën “Ksouthou” në Athinës, mëngjesin e së premtes.
G. Çelaj nga Kuçova është transportuar në spital e dëmtuar në kokë e gjithë trupin, si dhe e plagosur me thikë në kofshë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në një objekt të braktisur në rrugën “Ksouthou”, pas njoftimit të qytetarëve se kanë dëgjuar të bërtitura dhe aty kanë gjetur shqiptaren e dhunuar dhe të lidhur me litar.
Ajo u transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që arriti të identifikonte autorin, shtetasin palestinez Mohammad Odi, 27 vjeç.
Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi ajo nuk e njihte me emër të dyshuarin.