Ditën e sotme në orën 13:00 do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë Dosja ’21 Janari’.
Gjatë këtij shqyrtimi do të merret përfundimisht vendimi se cilit i takon ta hetojë, Prokurorisë së Tiranës apo SPAK-ut.
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që çështja të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. Aleks Nika është një nga 4 protestuesit që u vra nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011