Të paktën shtatë studentë kanë vdekur dhe pesë u plagosën rëndë kur ranë nga shembja e parmakut të një korridori të katit të katërt në një ndërtesë universitare.
Tragjedia ndodhi në universitetin shtetëror të El Alto (UPEA) në një qytezë pranë La Paz në Bolivi, kur parmaku i metaltë u këput nga presioni i grupit të madh të studentëve.
Ngjarja e rëndë është xhiruar në një video rrënqethëse e publikuar nga e perditshmja britanike ‘Metro’, ku një grup i madh studentësh shihen të grumbulluar në korridorin para sallës së shkencave financiare të institucionit.
Parmaku i ballkonit shihet që thyet tragjikisht nga pesha e studentëve që shtyjnë e tërheqin njëri-tjetrin, duke bërë të bien drejt vdekjes së tyre viktimat.
Në pamjet e rënda shihet që studentët kapen te njëri-tjetri nga paniku për t’i shpëtuar rënies, dhe të tjerë ulërasin të tmerruar.
Ministri i shëndetësisë Jayson Auza konfirmoi se shtatë studentë kanë humbur jetën e tyre, dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë. Të gjitha viktimat ishin nga 19 deri në 27 vjeç, shkruan e përditshmja El Tiempo. Policia boliviane është duke ehtuar rrethanat e aksidentit që ka shokuar vendin.
Pyetje po ngrihen se përse më shumë se 60 studentë ishin grumbulluar në korridor, në një kohë kur grumbullimet janë kufizuar dhe prej pandemisë së koronavirusit.
Prokurori Marco Antonio Cossío tha në një konferencë shtypi: “Do të ngrejmë akuza formale vrasjeje dhe lëndime të rënda trupore ndaj disa personave”.
Top Channel