Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas incidentit që ndodhi këtë të martë në mesditë me gazetarin e News24, Ergys Gjençaj, të cilin e shtriu policia në tokë, pasi filmoi një operacion të dështuar të tyre.
“Shtaze me uniforme! Shikoni si shtrijne perdhe gazetarin sepse po bene detyren e tij”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe pamjet ku duken momentet që efektivët me maska marrin gazetarin dhe e shtrijnë barkas.
“Kjo eshte fytyra e vertet e narkoshtetit!”, vijon Berisha.
Ndërkohë, ish-kryeministri ka publikuar edhe mesazhin e atij që ai e quan qytetari dixhital, i cili shkruan:
“Pershendetje dr Nje ngjarje e rend ka ndodhur ne rruget e kryeqytetit,ku police te veshue civil ndalojn nje makine ne rruge per kontroll,pasi i afrohen makines perdorin nje fjalor ordineresh duke i bo thirrje te dalin nga makina,por keta te fundit i japin gaz dhe largohen,ku per pak rrezikohet jeta e nje punonjsi te policise,pasi deshtojn me ndalimin e benzit i versulen gazetarit te news 24 dhe e shtrijn pertoke pse po filmonte!”.