Shtëpia e Bardhë deklaron se është shpresëplotë se shumë shpejt mund të arrihet paqe mes Ukrainës dhe Rusisë pasi paqes Donald Trump dhe Vladimir Putin të mbajnë bisedime për Ukrainën, nesër.
Trump thotë se ai dhe Putin do të diskutojnë “tokën”, “centralet” dhe “ndarjen e aseteve të caktuara”, ndërsa Kremlini konfirmon një telefonatë midis udhëheqësve amerikanë dhe rusë është duke u planifikuar.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy thotë se nëse Putini është serioz për paqen, ai duhet ta dëshdëshmojë atë, duke shtuar se ai nuk sheh asnjë shenjë se presidenti rus do të pajtohet me propozimet e armëpushimit.
Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas thotë se Rusisë nuk mund t’i besohet vërtet dhe topi është në fushën e saj, pas bisedimeve për Ukrainën me vendet anëtare në Bruksel.
