Erion Murataj PSD

Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur testet.

Tani është një faqe interneti e përkushtuar tërësisht për teorinë e Presidentit Donald Trump se pandemia e COVID-19 e ka origjinën nga një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë.

Lidhur më këtë ndryshim ka reaguar mjeku Edvin Prifti, i cili thotë se shumë shpejt, SHBA do të distancohet edhe nga vaksinat.

“Po tani?! Çfarë duhet të themi? Kush duhet të flasë dhe si duhet të flasë? Te dashur miq, kush thotë të vërtetën urrehet më shumë pasi ne njerëzit jemi qenie që duam konfortin dhe shumë më pak të vërtetën.

Por kur dikushi jua ka treguar këtë të vërtetë për të mirën tuaj dhe kjo vërtetohet 5 vjet më pas minimalisht dikushi ishte dhe është krenar për të vërtetën!

Tashmë Shtëpia e Bardhë distancohet plotësisht nga broçkullat që ju thanë njerëzimit për Covid19. Shumë shpejt do të vijë distancimi edhe ndaj “vaksinave” përkatëse!

Shtëpia e bardhe ne website e saj konfirmon gjithshka qe jua kam bëtë të ditur ndër vite, bile edhe emrat dhe mbiemrat e njerëzve që e prodhuan Covid19!  Mirënjohje ndaj çdokujt që humbi jetën dhe u persekutua për të arritur në këtë të vërtetë përfundimtare”-shkruan Edvin Prifti.