“Sulmuesi i parë e ka shpërthyer jelekun e tij në një korridor të xhamisë, derisa i dyti e ka shpërthyer jelekun në qendër të xhamisë”, ka thënë ky grup përmes një deklarate të publikuar në platformën Telegram. Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 70 janë plagosur në sulmin e 15 tetorit, ka thënë shefi i inteligjencës së Kandaharit në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.
Sulmi ka ndodhur një javë pas një tjetër sulmi vdekjeprurës ndaj besimtarëve shiitë në një xhami në Kunduz. Edhe për atë sulm, përgjegjësinë e ka marrë IS-K. Zëdhënësi i talibanëve Bilal Karimi, ka thënë se janë duke u kryer hetime për sulmin e 15 tetorit. Talibanët kanë zvogëluar kërcënimin që vjen nga Shteti Islamik.
Mirëpo sulmet e vazhdueshme kanë vështirësuar synimet e talibanëve për paqe në Afganistan pas disa dekadave luftë.