Deputeti, Dashamir Shehi flet në Kuvend për projektligjin e ndalimit të pastrimit të parave:
Përtej kësaj, cfarë japin shifrat dhe ku është risku? Se këtu nuk ka asnjë raport shqiptar a thua se kjo nuk ndodh mbi ne.
Sektori i ndërtimit, nuk është i vetmi, madje është ai që tregon mirëqenie të dukshme. Po e them për një gjë tjetër sepse perceptimi është dicka që u pëlqen të gjithë palëve në Shqipëri. Nuk e kuptojnë se cfarë dëmi po bëhet nga ndërtimi i këtyre godinave që nuk kanë të bëjnë me direktivat e duhura, por ky sektor po shkon drejt vetëshkatërrimit. Po ndërtohet për të pastruar paratë dhe po humb konkurrenca. Kjo ekonomi shkatërrimtare po ndërton një flluskë financiare që do tërheqë me vete pjesën tjetër të ekonomisë.
Del këtu për të gjithë se të gjithë marrin nga pak prandaj u pëlqen të gjithëve. Po ta shikoni ky sektor është rritur me 30%. Dëgjova njërën minister të thotë se ështërritur ekonomia me 30% e 40 e ku di unë. Po kush jemi ne? Kina?
Nuk është kjo ekonomia reale, sepse shifrat duhen bazuar në vitin e kaluar, në vitin pasardhës. Kjo temë duhet marrë seriozisht dhe nuk mundet vetëm me një ligj. Nuk jemi dakord me përgjigjien klasike: A e dini pse janë shtuar ndërtimet? Sepse duke ndenjur në shtëpi gjatë pandemisë, u është rritur dëshira për ndërtesa. E thotë kaq qetësisht këtë budallik të madh se e din shumë mirë që ka njerëz të tjerë sipër tij që e urdhërojnë ta bëjnë.
Unë nuk pres që kjo drejtori të mbyllë pastrimin e parave, por të bëjë analizë vjetore për menaxhimin e riskut. Nuk mund të pastrohen shuma të tilla në një vend kaq të vogël duke mos pasur mbështetjen nga bankat, policia etj.
Kemi qenë në Afgasnistan para 20 viteve dhe vendi ishte mbushur plot me kanabis dhe ndërkombëtarët mbyllën njërin sy dhe ja ku janë sot. Nuk mund të pasurohesh si vend në rrugën e krimit. Këtë fat do ketë edhe Shqipëria nëse nuk e mbyllim këtë dorë që pastron paratë. Pse nuk u pasuruan Meksika dhe Kolumbia meqë kanë kaq shumë kriminalitet?